top of page

Përshëndetje!

Un jam Diana

Unë jam Stategjiste dhe krijuese entuziaste ne fushen e humanitetit.
​
Pasioni dhe qëllimi im është t’ju ndihmoj që të njihni plotësisht potencialin tuaj të vërtete dhe të jetoni jetën që DONI. 

Jeta më mori në një udhëtim ku u bëra një profesioniste e gjithanshme, e trajnuar dhe certifikuar në fusha të ndryshme, duke përfshirë Strategjinë e Financave, Biznesit dhe Ekselencës, Menaxhimin e Njohurive, Dizajnin Njerëzor dhe Performancën dhe Mjekësinë e Energjisë.

Megjithatë, për sa kohë që unë mund të kujtoj, unë kam qenë gjithmonë kurioze për potencialin njerëzor. Doja të dija, çfarë është pikërisht ajo që i bën njerëzit vërtet të lumtur, të suksesshëm dhe të plotësuar në mënyrë krijuese. Pse disa njerëz luftojnë ndërsa të tjerët gjejnë një mënyrë për të lulëzuar, shpesh pavarësisht nga rrethanat më sfiduese? 

Në kërkim të përgjigjeve kam studiuar dhe praktikuar shumë performanca njerëzish dhe kam marrë mësime për zhvillimet shpirtërore

Parimi i jetës time është të lidh shkencën me shpirtëroren, që njerëzi të jetojnë një jetë të përmbushur dhe autektike. 

Jam gjithashtu e apasiunuar pas një numri gjërash të palidhura me njera-tjetrën, sic janë: shkrimi, kërcimi, psikologjia, sipërmarrja, kreativiteti, spiritualiteti, palestra dhe filantropia, sa për të përmendur disa. 

Në thelb të gjithçkaje që bëj është qëllimi im i Shpirtit. Si një nënë, bashkëshorte, dhe udhëheqëse e ndryshimit, jam e përkushtuar të punoj në krijimin e një bote ku çdo njeri ka mundësinë të jetë i sigurtë, i ushqyer, të ketë lirinë dhe mundësinë për të shprehur plotësisht kush Ai është në të vërtetë.
 

bottom of page